Tmerr i rrjetit të supermarketeve, Policia nxjerr VIDEON e hajdutit në Durrës

748
0

Një 33 vjeçar nga Laçi është arrestuar në kushtet e flagrancës nga Policia e Durrësit, pasi kishte vjedhur disa herë një rrjet supermarketesh në qytetin bregdetar. Ai ka qenë më parë i skeduar për armëmbajtje pa leje, thonë Blutë.

“Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e grumbulluara nga denoncimet për raste vjedhjesh në supermarkete, të adresuara ditët e fundit në Komisariatin e Policisë Durrës, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Rrjeti”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-S. Xh., 33 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë, pasi në datat 4, 5 dhe 7 tetor, ka vjedhur produkte të ndryshme ushqimore, në një rrjet supermarketesh në Durrës dhe Tiranë.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këto veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia e Durrësit.