Tjetër VIDEO dramatike/ Momenti kur Alma Arrazi dhe tre fëmijët shkojnë drejt vdekjes, ata mbajnë në duar…

1903
0

Ora shënon 20:21 në një tjetër video të kapur nga kamerat e sigurisë, ku Alma Arrazi shfaqet në trotuar së bashku me fëmijët e saj, rrugës që të çon te “Ura e Bunës” së vjetër, por për ta ishte “rruga pa kthim”.

Sikurse duket në pamjet e dala në media, këto çaste besohet të jenë vetëm pak minuta para tragjedisë, ku Alma mban përdore tre fëmijët e saj dhe i çon drejt vdekjes. Nga pamjet duke se vajza më e madhe, mban në duar një qese.

Nga errësira e natës, pamjet janë të paqarta, por ajo që vihet re janë duart e shtrënguara të tre fëmijëve të mitur rreth nënës së tyre, që e ndjekin atë drejt një vendimi fatal që tronditi opinionin publik.