Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një klub nate në Santo Domenigo, në Republikën Dominikane.
Çati e klubit është shembur, e për pasojë 27 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 150 të tjerë janë plagosur.
Ngjarja ndodhi teksa në skenë po performonte këngëtarja Rubby Perez, e cila mbeti e plagosur.
Lajmi u bë i ditur nga drejtori i Qendrës së Operacioneve Emergjente, Juan Manuel Mendez. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur drejtori i urgjencës dhe ministrat e Mbrojtjes e Shëndetësisë.
Deri më tani nuk shihet shkaku i ngjarjes së rëndë.