Skip to content

Tjetër tërmet në Itali, sërish frikë, shumë njerëz e kaluan natën në rrugë në Campi Flegrei

    Frikë në Napoli për një tërmet me magnitudë 4.4, i cili ndodhi në orën 01:25 të natës, me epiqendër në det, pranë Pozzuolit.

    Shumë njerëz e kaluan natën në rrugë. Ka disa dëme në ndërtesa, me suva të rëna nga pallatet (por edhe nga kisha e Shën Anës, stabiliteti i kambanores së së cilës tani duhet të vlerësohet), duke përfunduar në rrugë ose mbi makinat e parkuara.

    Një grua u nxor e gjallë nga rrënojat e një tavani të rënë në shtëpinë e saj në Banjoli. Shkollat janë mbyllur në shumë zona, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën.