Tjeter incident/ Pranë tragjedise, avioni përfshihet nga flakët në Itali

1333
0

Sekondat kanë ndarë nga tragjedia 184 pasagjerë këtë të enjte në aeroportin e Brindisit në Itali. Mediat italiane raportojnë se një avion i kompanisë “Ryanair”, i cili kishte si destinacion Torinon, u përfshi nga flakët teksa ishte vetëm pak sekonda nga ngritja në ajër.

Një nga krahët e avionit u përfshi nga flakët. Anëtarët e ekuipazhit vunë re tymin dhe hapën menjëherë daljet e emergjencës, duke bërë që të gjithë pasagjerët të dilnin me shpejtësi. Fatmirësisht, asnjëri prej tyre nuk u lëndua.

Për këtë rast reagoi edhe kompania. “Fluturimi FR8826 nga Brindisi në Torino u vonua mëngjesin e sotëm pasi ekuipazhi i kabinës vëzhgoi tym në pjesën e jashtme të avionit. Pasagjerët u zbritën pa incidente dhe u kthyen në terminal me autobus”, njoftoi kompania.

Vetëm dy ditë më parë, aeroporti i Bergamos, “Orio al Serio”, u bllokua për një kohë të gjatë pasi një tjetër avioni të kompanisë “Ryanair” i shpërtheu goma menjëherë sapo u ulë në pistë.