Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në kryeqytet, ku i përfshirë ka qenë një autobus urban.
Urbani i linjës së “Kamzës”, ka hipur në trafik-ndarëse, fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.
Burime për mediat bëjnë me dije se pasagjerët të cilët ndodheshin në urban zbritën të frikësuar, ndërkohë nuk dihet shkaku i cili ka sjellë humbjen e kontrollit nga drejtuesi i autobusit.