Tjetëer Bonus për pensionistët, shpërblim edhe për administratën publike: Brenda këtij muaji do të..

Brenda këtij muaji do të përcaktohet se sa do të jetë bonusi i pensionistëve në pranverë. Lajmin e dha Ministri i Finanacve, Petrit Malaj. Ai tregoi gjithashtu edhe pse pagat në shtet po rriten më shpejt se në privat. 

Vlera e bonusit që do u jepet pensionistëve pranverën e vitit të ardhshëm do të përcaktohet brenda këtij muaji. Paratë që do u shpërndahen të moshuarve do të jenë nga ato që do të teprojnë nga ky vit.

“Ky Akt Normativ është i rëndësishëm pasi me anë të tij do të vlerësohet ecuria e ekonomisë dhe do të përcaktohet bonusi i pranverës”, tha ministri i Financave, Petrit Malaj.

Me gjithë paratë që po teprojnë, skema e sigurimeve shoqërore ka më shumë nevojë se kurrë që bizneset të paguajnë të plota detyrimet për punonjësit. Por privati nuk po e bën duke mos deklaruar pagat reale. Nga mbi 96 mijë lekë në shtet, paga mesatare e deklaruar në sektorin privat në tremujorin e tretë të vitit ishte më pak se 70 mijë lekë. (grafik 1)

“Bizneset private kanë reflektuar pozitivisht ndaj thirrjeve që ka lëshuar Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Besoj që së shpejti do të kemi disa rezultate konkrete. Unë besoj se presioni që po bën qeveria duke rritur pagat për administratën publike dhe lufta ndaj informalitetit do të japi një rezultat pozitiv për sektorin privat”, deklaroi Malaj.

Pagat e ulëta janë një ndër arsyet kryesore të largimit dhe kjo pranohet edhe nga qeveria. E në një kohë që kjo e fundit po lëviz duke rritur rrogat për administratën publike, e njëjta nuk po ndodh edhe me privatin.

“Çështja e lëvizës së fuqisë punëtore drejt vendeve të huaja është një fenomen që ndodh edhe në vendet e tjera të Rajonit. Qeveria po rrit pagat pikërisht për këtë qëllim. Ndaj pagat në administratën publike janë rritur”, theksoi ministri.

Për shkak të performancës së mirë ekonomike, me të ardhurat ndjeshëm më të larta se shpenzimet. Me rishikimin e buxhetit pritet të përcaktohet një shpërblim për fund-vit edhe për administratën publike.

- Advertisement -

Tronditëse në Vlorë! Nëna përplas disa herë në tokë foshnjën e saj 5 muajshe

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në Vlorë, ku raportohet se një grua ka përplasur në tokë fëmijën e saj 5 muajsh. Ngjarja ka ndodh...

“Ramë në një kurth të paparë” Ndodh e papritura në tunelin e Murrizit, Rama: Po ecte mirë e bukur kur ndodhi..

Në rubrikën e tij “Sy m’Sy” Kryeministri Edi Rama ka dhënë disa detaje me punën e vështirë që janë hasur në tunelin e Murrizit. Rama...

E frikshme! Dy tërmete brenda orës në shtetin fqinj, sa ishte magnituda

Dy tërmete të fuqishme janë regjistruar brenda një ore në ishullin e Kretës, duke shqetësuar banorët dhe autoritetet lokale. Sipas mediave greke, një tërmet i...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.