Tirana në ‘shtetrrethim’ më 25 maj, Ministria e Arsimit: Jo vetem shkollat dhe kopshtet publike, por edhe..

1123
0

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka njoftuar se ditën e mërkurë, datë 25 maj do të jetë pushim për të gjitha institucionet arsimore në vend si ato publike aashtu edhe ato private.

“Referuar vendimit të qeverisë për shpalljen e datës 25 Maj ditë pushimi për Qarkun e Tiranës, në kuadër të masave të marra për finalen e Conference League, ju njoftoj se të gjitha institucionet arsimore publike dhe private (përfshirë kopshtet, shkollat, universitetet, zyrat arsimore, etj.), do të jenë pushim.

Le të jemi të gjithë pjesë e kësaj ngjarjeje të madhe dhe të mirëpresim vizitorët nga e gjithë Europa!”- njoftoi Kushi.