TIA apel pasagjerëve që udhëtojnë drejt Italise: Ja dokumentet dhe rregullat që duhet të keni para udhëtimit

3264
0

Tiarana International Airport  ka njoftuar të gjithë pasagjerët që të kenë me vete formën Dixhitale të Vendodhjes së Pasagjerit (DPLF) që të mund të udhëtojnë drejt Italisë.

Sipas njoftimit forma duhet të jetë e plotësuar në formë elektronike dhe duhet të paraqitet pranë sportelit të biletave bashkë me kodin e udhëtimit ndërsa për ata që nuk kanë adresë e-maili, ju lutemi të afërmve që të ndihmojnë familjarët për plotësimin e formularit dhe ta kenë me vete të printuar përpara udhëtimit.

https://app.euplf.eu/#/form

Sipas informacionit të publikuar Italia vazhdon me kufizimet e udhëtimit. Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU, si dhe familjarët e përcaktuar nga urdhëresat e autoriteteve italiane.

TIA bën thirrje që të gjithë pasagjerët të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi si dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës si dhe maskat vijojnë të jenë të detyrueshme.