“Ti po flet nga hoteli, Basha nga selia e PD. Humbe apo fitove sot?” – Ja si përgjigjet Berisha

55
0

Ish-kryemistri Berisha tha se nuk e morën dot selinë e PD-së pasi ajo ishte blinduar nga Basha dhe u mbrojt nga policia sipas një skenari të parapërgatitur. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares së ABC, Erneta Shevroja, nëse kishte fituar apo humbur sot, Berisha tha se ata nuk ishin nisur për t’u përballur.

Selia e PD-së, siç e patë ju, nuk është e PD-së, por është objekt i Ministrisë së Brendshme të narkoqeverisë. Nuk ka noddhur ndonjëherë në historinë e botës që një seli partie opozitare të pushtohet në këtë mënyrë nga qeveria. Ajo është bunker personal i Lulzim Bashës.

Protestuesit paqësore erdhën aty me qëllim për të çliruar protestën e tyre dhe jo për t’u përballur me të gjithë forcën dhe egersinë e narkoqeverisë sepse ata besuan se qeveria nuk do të ndërhynte kurrë në ambientet e një partie politike.

Aty, siç e patë edhe ju, nuk ndodhi asgjë kërcënuese për askënd. Fakti që nuk ka një njëri të gërvishtur dëshmon karakterin më paqësor të kësaj proteste. Është fituar jo pak mendoj unë në këtë aspekt”, tha Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.