Vendimi i Komisionit të Posaçëm të Apelimit, për të përjashtuar ish-kryeprokurorin nga procesi i Vettingut, ka ngjallur një sërë regimesh të forta.
Një prej tyre është edhe gazetari Denis Dyrnjaja i cili ka përcjellë revoltën e tij përmes një statusi në rrjetet sociale.
Dyrnjaja ndër të tjera shkruan:
“Hehe shpëtoi Adriatik Llalla.
Nuk do shkojë për vetting dhe për rrjedhojë do t’i gëzojë të gjitha pasuritë e paligjshme që ka vënë në mënyrë abuzive gjatë ushtrimit të detyrës si Kryeprokuror i Republikës.
Dmth s’ka problem mjafton që largohesh me dëshirë nga sistemi i drejtësisë që e ke përdorur si biznes privat dhe ato që ke përfituar abuzivisht i gëzon pa problem.
Ti gëzojë Tiku dhe familja e vet pasuritë dhe miliona euro që bëri pasi erdhi nga Gramshi me valixhe druri ndërsa tani jetojnë me Range Rover dhe Louis Vuitton“, nënvizon Dyrnjaja.