Thuhet se është 188 vjeç dhe u gjet në një shpellë: Ja e vërteta për të moshuarin indian

154
0

Videoja e një të moshuari indian që thuhet se është 188 vjeç dhe u nxor nga një shpellë u bë virale në rrjetet sociale.

Në video duken dy të rinj që ndihmojnë të moshuarin që është kockë e lëkurë dhe mban një copë vetëm në pjesën e belit teksa kalojnë mbi disa gurë e shkallë. Një përdorues i rrjetit X postoi videon që grumbulloi 30 milionë shikime.

“Ky indian sapo u gjet në një guvë. Thuhet se është 188 vjeç. Çmenduri”.

Plaku me mjekër qëndron shumë i përkulur dhe mban një shkop e të jep idenë se është shumë i vjetër. Por 188 vjeç?

Sigurisht, shumë persona e vunë në dyshim këtë deklaratë dhe më pas vetë platforma postoi një sqarim ku shkruhej: “Keqinformim! I moshuari është një hindu në, Indi. Raportohet se ai është rreth 110 vjeç”.