E frikshme! Mjeku thotë se një tjetër shtet mund të kete fatin si Italia me koronavirus

3810
0

Një mjek ka deklaruar sot se koronavirusi ishte i parashikueshëm dhe qeveria britanike mund ta kishte parandaluar javë më parë.

Mjeku britanik Hilary Jones tha se Britania është në të njëjtën trajektore si Italia dhe qeveria është në fazën e vonesës.

Deri tani, Britania ka 590 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 10 persona kanë ndërruar jetë. Ndërkohë Italia ka 15,113 raste të konfirmuara dhe 1016 viktima.

Në një intervistë për ‘Good Morning Britain’, mjeku tha: ‘Epo, unë mendoj se ishte e parashikuar. Ne kemi qenë duke e mbajtur nën kontroll dhe jemi vonuar në realitet. Ndërkohë e dinim se numrat do të dyfishoheshin në çdo tre deri në katër ditë. Ne jemi në të njëjtën trajektore si Italia, kështu që është e qartë se kjo është shumë serioze. Duhet thënë se faza e vonesës është kritike, njerëzit duhet të distancohen nga shoqëria, ne duhet t’i kishim ndaluar këto mbledhje masive ndoshta një javë më parë’.

Ai shtoi se Festivali Cheltenham Festival nuk duhet të mbahej.

Ndërkohë Italia ka thënë se të gjitha dyqanet përveç farmacive dhe dyqaneve ushqimore do të mbyllen prej shpërthimit të koronavirusit në vend