Thirrja e Brukselit, Meta: Këtu vendos unë! Mjaft na kanë ngatërruar

1102
0

Brukseli dhe OSBE përmes kreut aktual që drejton misionin Miroslav Lajcak bënë thirrje dje që të respektohet Kushtetuta dhe se shqiptarët duhet të votojnë brenda afateve ligjore që janë përcaktuar. Por në përgjigjen e tij për ndërkombëtarët, Presidenti Meta ishte mjaft i ashpër.

“Unë me zotin Lajcak kam folur edhe pak më parë, nëse ka ndonjë nga Brukseli që mund të nxjerrë ndonjë dekret për zgjedhjet le ta nxjerrë, për të gjithë duhet të jetë e qartë, presidenti jam unë, përgjegjësinë për stabilitetin e vendit e kam unë. Kush ka dëshirë të kontribuojë me ngatërresa, jemi lodhur me disa prej tyre deri tani, eurojuristë. Krizën do ta zgjidhim, nuk kanë mbaruar as shqiptarët e përgjegjëshëm dhe as europianët e përgjegjshëm” tha Meta.