7.5 C
Tirana

Theri me thikë kroaten pasi ajo e la, shqiptari u bën “zbor” 20 policëve austriakë

Date:

Share:

Një shtetas nga Kosova ka vënë në lëvizje të gjithë policinë në Linz të Austrisë pasi para një muaji kishte therur me thikë bashkëshorten e tij, kroaten 34-vjeçare.

Pas një rezistence të fortë ku u deshën rreth 20 policë për ta vënë në pranga, 35-vjeçari është vënë para drejtësisë.

Ai u arrestua nga policia austriake në afërsi të stacionit hekurudhir në Linz. Arsyet e krimit janë ndarja e paralajmëruar e kroates nga kosovari, por aktualisht, ai nuk ka dhënë asnjë deklaratë.

Kosovari sulmoi me thikë bashkëshorten e vet kroate, duke i shkaktuar plagë të rënda trupore para një qendre tregtare në lagjen Auwiesen. Më pas, ai ka shtënë edhe me një pistoletë të rreme në drejtim të saj dhe është arratisur nga vendi i ngjarjes në drejtin të panjohur.

Çifti mësohet se ka dy fëmijë, të cilët në momentin e ngjarjes kanë qenë në shkollë.

Arrestimi i tij u realizua pas ardhjes së tij me autobus nga Praga në Linz.

Deri më tani ai ka refuzuar të flasë, por hetuesit supozojnë se shkaku ka qenë ndarja e paralajmëruar e kroates nga ai. Kroatja 34-vjeçare për momentin është në gjendje të stabilizuar, pohojnë hetuesit.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...

Tabela e kursit të këmbimit, ja si u hap java për monedhat e huaja..

Sot, më 3 mars 2025, dollari amerikan blihet me 94.7 lekë dhe shitet me 95.7 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...

Sherr mes dy grupe shqiptarësh në Itali, në pranga katër persona

Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, me akuzën e përleshjes në grup, në motive ende të panjohura. Siç raportojnë mediat vendase përleshja mes dy...

Më në fund ngrohet koha, del parashikimi per 5 ditët e javës, ja sa shkojnë temperaturat..

Sipas parashikimeve te Motit, qarkullimi anticiklonar shoqëruar me masa ajrore relativisht të thata dhe të ngrohta pritet të na shoqërojë në pjesën më të...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.