Ky është momenti kur një grua e moshuar nxirret nga aeroplani në Indonezi, pasi është tallur duke thënë se ka bombë në çantën e saj pak momente para se avioni të ngrihej në ajër. Pamjet amatore tregojnë momentin kur gruaja nxirret nga aeroplani në aeroportin Soekarno-Hatta në Xhakarta. Gruaja merr sendet e saj dhe largohet nga avioni pa bërë asnjë koment, teksa shoqërohej nga policia dhe personeli i aviokompanisë.
Ajo i kishte dhënë një stjuardese se kishte bombë në bord, kurse ajo menjëherë alarmoi pjesën tjetër të stafit që kryen një procedurë operacionale standarde duke e njoftuar edhe pilotin dhe policët. Me të arritur në vendin e ngjarjes u nxor jashtë dhe më vonë është konstatuar se ajo nuk ka asnjë bombë në çantë.