Test:E gjeni dot cili nga këta 4 fëmijë është vajzë?

2497
0

Të gjeni gjininë e një fëmije vetëm duke shikuar fytyrën e tyre mund të jetë një gjë e ndërlikuar. Shkencëtarët tregojnë se të rriturit dhe madje edhe pediatrit japin përgjigje të sakta vetëm 60 për qind të rasteve. A mendoni se ju mund ta bëni më mirë se ata? Bright Side na tregon një test psikologjik për të kuptuar më shumë rreth personalitetit tuaj, me anë të zgjedhjes që do të bëni.

Nëse keni zgjedhur fëmijën e parë, mund të karakterizoheni si një person i arsyeshëm i cili beson në parimet e veta dhe tenton të veprojë në përputhje me rregullat ekzistuese. Pasi e analizuat situatën, ju e morët vendimin. Ju gjithmonë përpiqeni të gjeni zgjidhjen e vetme të problemeve, pa dëmtuar ndjenjat e të tjerëve. Preferoni t’i shmangni konfliktet dhe shpesh herë vendosni interesat e të tjerëve, përpara atyre që keni vetë. Ju gjithmonë përpiqeni të jeni të paanshëm. Këshilla jonë për ju: është të përqëndroheni tek vetja juaj dhe të jeni të lumtur në çdo moment.

Fëmija numër 2? Uau, ju jeni një mendimtar që vetëm krijoni gjatë gjithë kohës. Jeni plot me ide inovative që gjithmonë ju ndihmojnë të krijoni gjëra të mahnitshme. Ju pëlqen të jeni aktivë dhe të pranoni sfida të reja. Ju kurrë nuk humbisni një mundësi për të mësuar diçka të re. Ju nuk keni frikë nga ndryshimet sepse besoni se gjithçka ndodh për mirë. Jetoni çdo ditë të jetës suaj sikur të ishte e fundit, por duket sikur po jetoni në një flluskë pasi ka kaq shumë njerëz që do të donin t’ju afroheshin, por ju nuk i lejoni. Mësoni se si të përballoni zhgënjimet. Po, gjithmonë ka njerëz që duan të jenë me ju për arsye egoiste, por ju nuk duhet t’i shpërfillni ata që me të vërtetë dëshirojnë t’ju njohin më mirë. Thjesht jepni atyre një shans.

 Urime, ju e keni gjetur vajzën! Nëse mendoni se është fëmija 3, ka shumë gjasa që jeni një person shumë i shoqërueshëm. Karizma juaj ju ndihmon të bashkoheni me këdo, por thesari i vërtetë për ju është koha që kaloni me miqtë tuaj. Jeni i çmendur për aventurat dhe adrenalinën që sjellin. Ndonjëherë veproni në mënyrë impulsive. Këshilla jonë për ju është të mendoni për rreziqet që merrni përsipër. Mos harroni që ju jeni të rrethuar nga njerëz që ju vlerësojnë dhe ju duan me gjithë zemër. Pra, herën tjetër kur të merrni ndonjë vendim të rrezikshëm mendoni për personat që ju duan.

Nëse e keni zgjedhur fëmijën e katërt, kjo gjë do të thotë shumë për personalitetin tuaj. Ju keni një zemër të madhe, por edhe një ego të madhe. Ju mendoni se keni gjithmonë të drejtë për gjithçka dhe nuk i pranoni lehtë kritikat. Ju jeni të fortë dhe mund të përshtateni lehtësisht me rrethanat e reja rreth jush, prandaj shpesh luani rolin e udhëheqësit. Ju jeni plot ide kreative dhe inovative, kështu që sa herë që jeni një udhëheqës i ekipit, mbani mend të merrni në konsideratë mendimet e të tjerëve. I juaji mund të mos jetë gjithmonë më i miri.