Skip to content

Tërmeti shkund Shqiperinë, ndjehet në disa qytete

    Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 02:42 në disa qytete të vendit.

    Sipas informacioneve të para lëkundja ka qenë me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter.

    Epiqendra e tërmetit është regjistruar 48 kilometra në veriperëndim të Tiranës, 35 kilometra në veriperëndim të Durrësit. Raportohet se thellësia e valëve ka qenë 6.5 kilometra.

    Lëkundjet janë ndjerë dhe në Lezhë, Laç e Fushë-Krujë.

    Paniku ka mbërthyer banorët, kryesisht në zonat pranë epiqendrës aty ku lëkundjet janë ndjerë më të forta, të cilët kanë dalë nga banesat e tyre./Balkanweb/