Tërmeti “shkund” dhe Kosovën, ja ku ishte epiqendra

644
0

Një lëkundje sizmike u shënua sot në Kosovë. Fillimisht u raportua për tërmet 4.3 ballë, ndërsa më tej tërmeti rezultoi se ishte 3.8 ballë.

Epiqendra ishte rreth 18 km nga Mitrovica dhe 15 km nga Prishtina. Thellësia e këtij tërmeti ishte 10 km.

Tërmeti është ndjerë nga banorët, ndërsa për momentin nuk ka raportime për dëme.