Tërmeti nxjerr në rrugë pushuesit (Video)

522
0

Disa nga qytetarët e Lezhës pas tërmetit te mbremjes se sotme kanë dal jashtë, duke qendruar në rrugë pasi i druhen lëkundjeve të tjera, ndonse më së shumti lëkundet janë ndjerë në Shëngjin, Ishull Lezhë, etj.

Pikërisht nga këto zona raportohet se disa nga pushuesit e shumtë që ndodhen aty, te shqetesuar kanë braktisur momentalisht strukturat turistike.

Sipas Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti  ka qenë me magnitutë 4.1 shkallë i shkallës rihter dhe është ndjerë shumë nga qytetarët në Lezhë.