Skip to content

Tërmet i fortë në një tjetër shtet, lëshohet paralajmërim për cunami

    Një tërmet me magnitudë 7.4 të shkallës Rihter ka goditur brigjet jugore të Kilit dhe Argjentinës, njofton Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

    Pas tërmetit Kili ka lëshuar një paralajmërim për cunami dhe tha se njerëzit duhet të evakuohen nga një zonë bregdetare në jug të vendit pas një tërmeti të fuqishëm.

    Agjencia e fatkeqësive të vendit lëshoi ​​paralajmërimin për një zonë të rajonit të largët Magallanes në majën jugore të Kilit.

    Sipas BBC, janë raportuar lëkundje pasuese në rajon.