Tërmeti 6 ballë pas mesnate, edhe ministri Lleshaj trembet në mbledhjen live

1116
0

Pak para mesnate, kryeministri Edi Rama mblodhi qeverinë për një mbledhje të jashtëzakonshme dhe kjo ishte hera e parë që kur ai mori pushtetin më 2013 që mbledhja u transmetua live në media.

Fillimisht foli Rama e më tej Olta Xhaçka e cila ia pasoi fjalën më pas ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Sapo kishte nisur të fliste duke treguar se policia mori mbi një mijë telefonata që lidheshin me tërmetin, në 00.07 ndodhi tërmeti i kategorisë 6 ballë. Lleshaj u tremb, humbi fillin e raportimit duke e pohuar dhe vetë dhe pak sekonda më vonë vazhdoi raportimin e tij

Një tjetër lëkundje sizmike u ndje pak pas mesnatës duke hyrë e diela në Shqipëri

Tërmeti ndodhi në orën 00.07 dhe ishte 4.9 ballë me intensitet 6 ballë shkalla Rihter, sikurse raporton Instituti Europian Sizmik EMSC.

Tërmeti u karakterizua nga tronditje dhe shkundje të fortë dhe u lokalizua në detin Adriatik me thellësi 2 kilometra.

Epiqendra ishte 2 km larg qytetit Durrës.