Tërmeti 4.3 në Gjirin e Lalzit, reagon sizmologu i njohur

579
0

Sizmologu i njohur Rexhep Koçi ka reaguar pas tërmetit me magnitudë 4.3 të shkallës rihter që goditi Shqipërinë, duke rikthyer panikun në vend.

Koçi, në një lidhje telefonike për mediat, qetësoi qytetarët duke u shprehur se nuk ka vend për panik, pasi janë pasgoditje të tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit të vitit të kaluar që shkaktoi 51 viktima.

“Lëkundja është regjistruar pranë zonës së Fushë Krujës. Zona vijon që të jetë aktive. Kanë qenë rreth 9 goditje në orët e fundit, janë pasgoditje që vazhdojnë. Po përjetojmë një periudhë të gjatë pas datës 26 nëntor. Nuk ka vend për panik, është një periudhë që shoqëron tërmetin e datës 26 nëntor” tha Koçi.

Tërmeti u regjistrua në orën 17:20 sot pasdite. Sipas IGJEUM tërmeti ishte me epiqendër në Gjirin e Lalzit, në detin Adriatik ndërsa lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Durrës, dhe Krujë.