Tërmet në vendin fqinj, frikë te qytetarët

642
0

Një lëkundje tërmeti me magnitudë 4.2 Rihter është regjistruar pak më parë në Greqi.

Sipas institutit gjeofizik lëkundja sizmike u regjistrua në jug-jugperëndim të Greqisë, në Pyrgos Ilias, në një thellësi 10 km.

Autoritetet raportojnë se deri në këto momente nuk ka pasur deme apo persona të lënduar nga tërmeti.