Skip to content

Tërmet në Itali, lëkundje e fortë ndjehet në qytetin e Xhenovas

    Një tërmet i fortë është ndjerë diten e sotme në Xhenova në orën 15:39.

    Ingv ka vlerësuar një magnitudë të përkohshme midis 3.9 dhe 4.4 intensitet me epiqendrën e tij në Bargagli.

    Sipas Rajonit të Ligurisë, nga një kontroll fillestar nga Dhoma Rajonale e Mbrojtjes Civile, nuk raportohet për të lënduar apo dëme. Pas goditjes së regjistruar nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, Salla e Situatave të Departamentit të Mbrojtjes Civile të Italisë ra në kontakt me strukturat vendore të Shërbimit Kombëtar të Mbrojtjes Civile.

    Centrali i zjarrfikësve bën të ditur se nuk kishin hasur ndonjë problem kritik për momentin.