Tërmet i fuqishëm me magnitutë 7, leshohet alarm për cunami

656
0

Një tërmet me magnitudë 7.0 goditi Haitin perëndimor, ndërsa është lëshuar edhe  alarm për cunami tha Shërbimi Gjeologjik Amerikan. Lëkundjet e forta kanë shkaktuar edhe dëme.

Tërmeti është regjistruar 8 km nga qyteti Petit Trou de Nippes, në një thellësi prej 10 km, tha USGS.

Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC) gjithashtu raportoi një tërmet në rajon, duke thënë se ishte me magnitudë 7.6.

Sistemi amerikan i paralajmërimit të cunamit tha fillimisht se nuk kishte paralajmërim për cunami pas tërmetit.

Tronditja e gjatë u ndje në të gjithë vendin dhe dëmet materiale u regjistruan në gadishullin jugperëndimor të ishullit, sipas imazheve nga dëshmitarët.

Vendi është ende duke u rimëkëmbur nga një tërmet me magnitudë 7 afër kryeqytetit 11 vjet më parë që vrau dhjetëra dhe me mijëra mbetën të pastrehë.