Një tërmet i fortë me magnitudë 4.4 të shkallës Richter (sipas Ansa) eshte regjistruar ne Itali mbrëmjen e sotme.
Epiqendra e tërmetit ishte në Siçili, ndërsa thellësia e goditjeve ishte 16 kilometër.
Fatmirësisht, mediat italiane raportojnë se deri më tani nuk ka dëme materiale apo njerëz të lënduar.
Megjithatë, qytetarët e Siçilisë kanë dalë nga banesat të tm erruar për shkak të lëkundjeve të forta.
