Skip to content

Tërmet i fortë godet Turqinë, ndihet në Stamboll, Izmir dhe Bursa

    Një tërmet me magnitudë 5.4 të shkallës Rihter ka goditur ditën e diel Turqinë Perëndimore, duke u ndjerë edhe në qytete të mëdha si Stambolli, Izmiri dhe Bursa, njoftoi Drejtoria e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

    Sipas autoriteteve turke, lëkundjet u regjistruan në orën 12:59 të mesditës (sipas orës lokale) me epiqendër në rajonin Simav, në provincën Kutahya. Tërmeti kishte një thellësi prej 8.46 kilometrash dhe u ndje edhe në provincat fqinje.

    Banorë të shumtë në Stamboll raportuan në rrjetet sociale se e ndjenë lëkundjen, ndërkohë që deri tani nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar.

    Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, konfirmoi se të gjitha strukturat e AFAD dhe institucionet përkatëse kanë nisur verifikimet në terren për të vlerësuar situatën pas tërmetit.

    “Një tërmet me magnitudë 5.4 ka goditur Simav, Kutahya dhe është ndjerë edhe në provincat përreth. Ekipet tona kanë nisur menjëherë vlerësimet në terren. U shpreh ngushëllimet e mia për të gjithë qytetarët tanë të prekur nga ky tërmet,” – u shpreh ministri Yerlikaya.