Tërhiqet vala e të nxehtit, sinoptikani jep lajmin e mirë: Ja cfarë pritet në fundjavë..

6063
0

Hakil Osmani: Orët e pasdites të sjellin zhvillime të përkohshme të vranësirave duke bërë që të kemi prezente rrebeshet afatshkurtra të shiut në gjysmën lindore të territorit shqiptare duke përfshirë këtu pothuajse të gjitha shtrirjen Lindore, por gjithashtu edhe një pjesë të qyteteve të zonës së ulët, duke përfshirë këtu edhe kryeqytetin. 

Ditën e shtunë pritet që të kemi reshje të izoluara shiu në orët e pasdites, por të fokusuara vetëm në zonat lindore dhe në zona më të izoluara, ndërsa dita e dielë sjell një mot më të qëndrueshëm, duke bërë që të kemi intervale të gjata me diell, nuk priten reshje.  

Të shtunën dhe të dielën pritet të ketë një tërheqje të valës së të nxehtit duke bërë një ulje të temperaturave me disa gradë.

Hakil Osmani: Kemi një tjetër rënie të temperaturës së ajrit. Ditën e shtunë me 2 gradë Celsius në orët e mesditës duke bërë që maksimumet të zbresin në 40 gradë Celsius dhe një tjetër rënie do të kemi në orët e mesditës së ditës së dielë duke bërë që maksimumet në rang territori të jenë në vlerën 38 apo 39 gradë Celsius.

Orët e para të mëngjesit mbeten disi të larta temperaturat e ajrit duke bërë që vlerat minimale në qytetet e zonave malore të jenë 17 apo 18 gradë Celsius, ndërsa në Ultësirën Perëndimore të luhaten nga 20 deri në 26 gradë Celsius përgjatë vijës bregdetare.

Edhe fillimi i javës tjetër do të jetë me temperatura më të ulëta që nuk i kalojnë 36 gradë Celsius, dhe nuk priten reshje.