Skip to content

Terhiqet i nxehti, rikthehen shirat, ja cfare na pret javen ne vijim (Tabela per 5 dite)

    I nxehti i këtyre ditëve parashikohet të pësojë një tërheqje në javën e ardhshme.

    Java do të nisë e qendrueshme. Në mesjavë, do të mbizotërojë moti me diell dhe vranësira mesatare të cilat gjatë orëve të nxehta të ditës do të marrin karakter të dendur përgjatë zonave malore.

    Gjatë këtyre orëve kryesisht nga e mërkura deri të premten vendi do të përfshihet pjesërisht nga reshjet e shiut përjashtuar brigjet detare. Reshjet në verilindje e juglindje do të marrin formën e shtrëngatave të shiut e lokalisht të breshërit me shkarkesa elektrike.

    Temperaturat do të pësojnë rënien e tyre si në tabelë.

    Era do të fryjë nga verilindja e veriperëndimi mesatare e përkohësisht e vrullshme në brigjet detare dhe gjatë momenteve me shtrëngata.

    Valëzimi në dete i forcës 3 ballë.