TËRHEQJA ME KORRIER E PASAPORTËS

1548
0

Meqë shumë prej jush nuk dinë si është proçesi i tërheqjes me korrier që në fakt është mënyra më e mirë për ata që nuk lëvizin dot nga rajoni në rajon ja disa korrierë ku mund të drejtoheni:
📪 UPS
📪 GLS
📪 BARTOLINI
📪 MAIL BOXES, TNT…).

Ju përcjellim në vijim një shembull të një korrieri që të kuptohet më mirë!
Ndiqni hapat e mëposhtëm:
Shkruani në web: “Mail boxes vicino a me” dhe të dalin adresat e kësaj tip poste më afër vendit ku banoni. Kur të shkoni atje thuaju që duhet të tërheqësh pasaportën dhe që duhet të dërgosh (para se ti tërheqësh):

1.AUTORIZIMIN (që mund ta shkruani edhe vetë me dorëshkrim (ja një shembull: “unë , znj. ROSA ROSSI lindur me datë kaq, në këtë vend, vendbanuese në Itali në adesën kaq, autorizoj korrierin “mail boxes” të tërheqë pashaportën time në Ambasadën e Romës në Via Asmara n.5”! Dhe në fund e firmosni)

  1. Fotokopjen e dokumentit tuaj shqiptarë (JO ITALIAN) duhet karta e identitetit shqipëtare (fotokopja), ose fotokopja e pasaportës;

3.Kuponin që ju dha ambasada ditën që aplikuat (pra në italisht “la ricevuta”);

4.Thuani që duhet të printojnë la “LETTERA DI VETTURA” sepse ambascia nuk e printon (pra edhe lettera di vettura do të vendoset në zarf.

Shërbimi kushton 35€ (pak a shumë, varet nga cili qytet niset, pesha e zarfit që do shkojë në ambasadë me dokumentat që i rëndita më sipër).
Pra, në momentin që shkoni ju tek zyra e postës, duhet ti thuani që do dorëzosh autorizimin, kuponin, fotokopjen e dokumentit dhe lettera di vettura dhe më pas, po prap korrieri do bëj tërheqjen.

I bie që do përgatiten 2 zarfa poste: 📮📮

  1. ZARFI I PARË 📩 : shërben që tu a dërgosh dokumentat në ambasadë, pra tek “destinatario” do shkruani që i adresohet “Ambasciata della Repubblica d’Albania, Via Asmara n.5 cap 00199 tel: 06 86224 110 Roma” ,
    E-MAIL [email protected] [email protected]
    MITTENTE=
    Il “mittente”(dërguesi) jeni ju z.Mario Rosso (do shkruani Via kaq, cap kaq, qyteti a’’kaq, dëmethëmë adresën tuaj ku banoni në Itali, numrim e tel dhe adredën email).
  2. Në ZARFIN E DYTË 📩 do shkruani që “destinatario”/adresuesi/marrësi jeni ju z.Rossi Mario dhe dërguesi do jetë Ambasada).
    Pra zyra postare ju japi dy zarfa, një për të dërguar dokumentat dhe një për ti tërhequr.

NËNVIZONI FAKTIN QË AMBASADA NË ROMË KRYEN DHËNIEN E PASAPORTAVE NGA E HËNA NË TË PREMTE NË ORARIN 11.00-13.00