HomeNews“Tentuan të më...

“Tentuan të më rrëmbenin”/ Banori i BBV rrëfen historinë: Zbritën 3 burra, njëri më kapi nga krahu…

Të mbledhur të gjithë rreth tavolinës së dhomës së ndenjës, një prej banorëve të “Big Brother VIP 4”, ka rrëfyer historinë e tij të fëmijërisë.


Është fjala për Xumin, i cili është shprehur se kur ka qenë i vogël në fillore, është përballur me një situatë të frikshme, ku ai mund të rrëmbehej nga disa persona të panjohur përballë shkollës së tij.
Sipas Xumit, teksa ka dalë nga ora e mësimit, jashtë oborrit të shkollës ka qenë duke konsumuar një mollë, e një makinë i ka ndaluar të këmbët.
Nga automjeti, sipas Xumit, kanë zbritur 3 burra, të cilët fillimisht e pyetën se çfarë po bëntë dhe kë po priste. Komediani i është përgjigjur se ishte në pritje të mamit, e cila do të vinte për ta marrë pak më vonë.


“Dal nga oborri i shkollës edhe po e shijoja, po rrija, po qëndroja aty. Atë moment, afrohet një makinë gri dhe nga makina zbresin 3 çuna, po në atë kohë më dukeshin si 3 burra të mëdhenj e më pyesin se çfarë po bëja dhe kë po prisja. Me naivitetin e një fëmijë përgjigjem që po pres mamin”, tha ai për banorët e tjerë.
Në ato momente, Allushi tregon se një prej tyre e ka kapur nga krahu ndërsa tjetri nga buza. Në këto çaste i bie molla nga dora komedianit, duke bërë që burrat të hutohen.
“Njëri prej tyre shprehu “dëshirën e mirë” që hajde bëj xhiro me makinë deri sa të vijë mami, edhe tjetri më kap nga krahu e tjetri më bllokon pak cepin e buzës dhe më tërheqin drejt makinës”, tregoi ai.
Komediani shprehet se në ato momente u paraqit prindi i një prej shokëve të tij të klasës, e Xumi për të shpëtuar i ka thirrur asaj mami, duke bërë që 3 burrat të largohen me shpejtësi me makinë.
“Në ato momente më bie molla nga dora edhe një prej tyre hutohet. Ishte pikërisht ky moment që Zoti bën disa mrekullira. Hutohet dhe i ikën pak dora nga goja dhe pikërisht në ato momente vjen një nga prindërit e një prej fëmijëve të tjerë të klasës time. Pikërisht në ato momente e shikoj atë prindin dhe i thërras ‘mami’”, shton më tej komediani.


Më pas, rasti sipas tij është denoncuar, por e ëma e komedianit, për shkak të gjithë kësaj ngjarje, ka kaluar një paralizë faciale, gjë që kaloi me kalimin e viteve.

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Kur ikin reshjet e shiut? Sinoptikania zbulon si priten kushtet e motit 5 ditët në vijim..

Mot i paqëndrueshem pritet ne 5 ditet ne vijim, deri ditën e hënë.. Ndiqni videon me parashikimin e motit nga sinoptikania Tanja Porja per 5 ditet ne vijim.. https://youtu.be/L0OsdKXZ7-8

Goditi me vezë 2 banorët, merret vendimi e papritur për Gjestin

Gjesti u bë pjesë e një përplasjeje me Vserlon dhe Olën, kjo pas një debati, banori vendosi që t’i godiste të dy ata me vezë në kokë. Kjo është një thyerje e rregullave të Vëllait të Madh, duke sjellë një...

Sherr masiv mes 30 emigrantëve në qendër të Romës

Një përleshje masive ka tronditur qendër të Romës, përballë Koloseut, mbrëmjen e së hënës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 pranë daljes së metrosë dhe përfshiu rreth 30 individë, kryesisht të huaj. Policia mbërriti në vendngjarje pas alarmimit nga kalimtarët...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.