Tentuan të kalonin kufirin me dokumente false, ja cfare i ndodhi dy te rinjve

1683
0

Dy persona kanë rënë pranga dhe dy tjerë procedohen penalisht për kalim të kufirit me dokumente të falsifikuara.

Sipas policisë se shtetit, destinacioni fillestar ishte Turqia për të nisur më pas udhëtimin drejt Anglisë.

Gjithashtu, janë sekuestruar 4 karta identiteti, 1 pasaportë,  3 leje drejtimi të huaja, të cilat rezultuan të falsifikuara.

“Në vijim të punës dhe goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara nga shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, konkretisht të kalimit të kufirit me dokumente të falsifikuara, duke përdorur edhe bazën logjistike bashkëkohore për evidentimin e këtyre rasteve, është bërë i mundur evidentimi dhe goditja e 4 rasteve të tilla. Si rezultat janë arrestuar në flagrancë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe ”Falsifikimi i dokumentave”, shtetasit: F. R. 21 vjeç, dhe A.G., 22 vjeç,  të cilët, pasi kanë paraqitur pasaporta shqiptare dhe bileta me destinacion Turqinë, gjatë kontrollit në vijë të dytë, secilit i janë gjetur të fshehura në këllëfët e celularëve, një kartë identiteti dhe një leje drejtimi sllovene, të cilat pas verifikimit në laborator rezultuan të falsifikuara”, – njofton policia.

Gjatë kontrolleve të imtësishme, në bazë të dyshimeve të krijuara, janë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë dhe më pas janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

N.H., 16 vjeç, i cili pasi ka paraqitur pasaportën shqiptare dhe biletë me destinacion Turqinë, gjatë kontrollit në vijën e dytë i janë gjetur të fshehura në trup një kartë identiteti dhe një leje drejtimi sllovene, të cilat pas verifikimeve në laborator kanë rezultuar të falsifikuara.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë edhe për shtetasen L. H., e cila udhëtonte me djalin e mitur, me destinacion Turqinë, pasi gjatë kontrollit, iu gjetën të fshehura një kartë identiteti dhe një pasaportë sllovene me foto të ngjashme me djalin e saj, të cilat rezultuan të falsifikuara.