Tensionet Turqi-Greqi, gjenerali grek paralajmëron: Do t’u mbyllim gojën njëherë e mirë atyre..

120
0

Gjenerali grek, Kontstantinos Floros ka reaguar nëpërmjet një deklarate për shtyp për përshkallëzimin e tensioneve Ankara-Athinë.

Me tone të ashpra, gjenerali grek i dërgon Turqisë mesazhe të qarta, se nëse vazhdon me provokimet, Forcat e Armatosura Turke do t’u mbyllin gojën njëherë e mirë, atyre qe kërcënojnë Greqinë.

“Ky është fati i përjetshëm i Greqisë, e cila është e destinuar të jetojë dhe do të jetojë. Ajo do të jetojë dhe do të përparojë dinjitoze dhe e lirë, pavarësisht nga të gjithë ata që e luftojnë atë në shekuj. Ashtu si atëherë ajo u dha mësime lirie dhe dinjitetit kombëtar popujve të Evropës dhe të gjithë botës, dhe sot, nëse është e nevojshme, Greqia është e gatshme me Forcat e Armatosura të saj të fuqishme dhe të gatshme të mbyllë njëherë e mirë gojën e atyre që e kërcënojnë, e fyejnë, e shajnë dhe e nënçmojnë”, thotë gjenerali greke në mesazhin drejtuar Turqisë.

Sakaq ai thekson se Greqi nuk do të ndjekë asnjëherë rrugën e përshkallëzimit të situatës, dhe se kjo do të ndodhë vetëm nëse nuk do të ketë një rrugë tjetër.

Tensionet midis Turqisë dhe Greqisë po përshkallëzohen për shkak të një numri mosmarrëveshjesh territoriale. Analistët thonë se dy vendet kanë një histori të gjatë të menaxhimit të tensioneve të tilla. Por, kjo do të vihet në provë me afrimin e zgjedhjeve greke dhe turke, ku të dy udhëheqësit pritet të shfrytëzojnë ndjenjat nacionaliste në fushatë.

Ushtria turke po zhvillon stërvitjet e saj të përvitshme ushtarake jo shumë larg ishujve fqinjë grekë.

Greqia vazhdon të modernizojë ushtrinë, duke mbyllur hendekun me rivalin e saj turk, ndërsa tensionet dypalëshe po rriten për shkak të një numri mosmarrëveshjesh territoriale në detin Egje dhe në Mesdhe.

Turqia dhe Greqia kanë dekada përvojë në menaxhimin e tensioneve dypalëshe. Por kjo do të vihet në provë, ndërsa të dy vendet shkojnë drejt zgjedhjeve