Temperatura të larta gjatë javës, ja cfarë pritet ditët në vijim (Tabela)

Sipas SHMU, për këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si një javë “normale” në stinën e vjeshtës me ditë me diell por pa munguar edhe ditët me shi. Kjo situatë vjen si pasojë e alternimeve mes anticikloneve shoqëruar me masa ajrore të ngrohta me orijginë jugore dhe kalimeve (të shpejta) të fronteve të ftohta shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe më të freskëta.

Në këtë mënyrë për ditën e Hënë dhe atë të Martë moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakta kalimtare.

Për ditën e Mërkurë mbi vendin tonë pritet kalimi i një fronti të ftohtë ndërsa moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në një pjesë të madhe të territorit. Në zonën e veriperëndimit reshjet me intensitet deri dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Ditën e Enjte moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri të dendura. Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme (ndërprerje) me intensitet të ulët.

Ashtu si për ditën e Mërkurë edhe për ditën e Premte moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu të cilat deri në orët e mesditës do të jenë me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formë shtrëngatash. Në veriperëndim dhe pjesërisht qendër reshjet me intensitet deri dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Pavarsisht ditëve (apo më saktë orëve) me shi përgjatë ditëve të caktuara; temperaturat në vlerat e mesditës do të mbeten relativisht të larta në vlerat 27-29 grad celcius për shkak të masave ajrore me origjinë jugore (aktiviteti i pazakontë i Anticiklonit Afrikan).

- Advertisement -

Podcast me Ramën, kandidati i ri i PS shpërthen në lotë: Kur mora diplomën…

Gjatë bashkëbisedimin me  kryeministrin Edi Rama në podkastin “Flasim”, kandidati i ri i PS në listën e Beratit, Julian Zyla, nuk i mbajti dot...

Tronditëse/ Nëna e dehur përplas disa herë foshnjën në trotuar, policia ia merr nga duart. Mesohet se gruaja është e ndarë..

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para disa minutash në qytetin e Vlorës, ku një grua e alkolizuar ka përplasur disa herë në trotuar...

Tronditëse në Vlorë! Nëna përplas disa herë në tokë foshnjën e saj 5 muajshe

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në Vlorë, ku raportohet se një grua ka përplasur në tokë fëmijën e saj 5 muajsh. Ngjarja ka ndodh...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.