Një valë e madhe nxehtësie përfshiu Italinë të martën, me temperatura që arritën deri në 40 gradë Celsius në disa qytete të mëdha, sipas autoriteteve italiane.
Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar alarme për nxehtësi dhe dy ditët në vijim, duke i bërë thirrje publikut të ndjekë udhëzimet parandaluese dhe të raportojë çdo emergjencë në spitale ose në linjën kombëtare të ndihmës.
Të martën, shtatë qytete, përfshirë destinacione turistike të njohura si Firence në Italinë qendrore dhe Torino në veriperëndim, u vunë nën alarm portokalli.
Situata pritet të përkeqësohet në ditët në vijim. Sipas buletinit të fundit, 13 qytete do të jenë nën alarm portokalli sot, ndërsa 12 qytete do të mbeten në alarm portokalli dhe gjashtë të tjera do të jenë nën alarm të kuq të enjten.
Autoritetet rajonale kanë lëshuar gjithashtu paralajmërime specifike për banorët dhe turistët. Në Toskanë, në Italinë qendrore, temperaturat parashikohet të variojnë midis 37 dhe 41 gradë Celsius, ndërsa qeveria rajonale e Siçilisë ka lëshuar një paralajmërim për për shkak të nxehtësisë ekstreme.