“Temperatura do ndjehet 48°C ”/ Javën që vjen kapim pikun, sinoptikania tregon kur largohet i nxehti: Pas datës..

111664
0

I nxehti afrikan vijon të ketë nën kontroll vendin tonë ashtu si edhe thuajse të gjithë vendet e rajonit. Metereologia Lajda Porja, në një lidhje live me News 24 tha se ka pasur një ndryshim edhe në vlerat minimale, si në zonat malore ashtu edhe në ultësirën perëndimor, ku vlerat kanë qenë përkatësisht në zonat malore 17-18 gradë celcius dhe në ultësirën perëndimor 20-28 gradë celcius.

Sa i përket temperaturave për javën në vijim, pritet që ao të kalojnë vlerat e 40 gradë celcius, me të hënën dhe të martën që pritet të jenë ditët më të nxehta.

Zona më shumë e prekur pritet të jetë jugu i vendit, si Berati, Gjirokastra, Permeti dhe Elbasani.

“Kjo vlerë pritet të qendrojë deri në 20 korrik, por pas të martës do të ketë një ulje shumë të vogël jo shumë të ndjeshme.

Pritet që temperaturat të jenë deri në 43 gradë në hije, ndërkohë që në diell nxehtësia ndjehet 4-5 gradë më lart”, u shpreh ajo.