Temperatura deri ne 22 grade por dhe rreshje shiu, ja si parashikohet moti për sot

39
0

Gjatë ditës së sotme pjesa me e madhe e vendit tonë do të mbetet në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta.

Por pritet që vranësirat të shtohen përkohësisht duke gjeneruar reshje të pakat, kryesisht në Veri të Shqipërisë do të jenë më të dukshme.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 22°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.