Televizioni i ri që po hyn fuqishëm në tregun mediatik shqiptar. 5 gazetarë braktisin ‘Top Channel’

Televizioni ‘A2’ po përgatitet të hyjë fuqishëm në tregun mediatik shqiptar. Partner ekskluziv në Shqipëri për gjigantin amerikan ‘CNN’, pjesë e ‘A2’ mësohet se janë bërë një numër i madh gazetarësh me eksperiencë në vendin tonë.

Politiko.al raporton se janë të paktën pesë gazetarë që kanë braktisur së fundmi ‘Top Channel’ për t’u bashkuar me këtë televizion të ri. Genta Popa, Juli Krisafi, Elert Yzeri, Endri Xhafo dhe Denisa Pasholli do t’i shohim së shpejti në ekranin e A2.

Gazetarja Anduena Llabani është larguar nga RTSH për të kaluar te A2, gjithashtu edhe moderatorja Viola Spiro, e cila gjatë kampionatit botëror drejtoi një prej emisioneve sportive në televizionin publik.

A2 është televizioni i ri informativ në Shqipëri, me pronar biznesmenin Bashkim Ulaj. Transmetimi pritet të fillojë rreth muajit shtator të këtij viti.

- Advertisement -

Përlotet Bieta, cfarë ndodhi në studio me të ftuarën: Të kisha në krah, të kam në shpirt

Në një rrëfim të ndjerë, të sinqertë dhe frymëzues, autorja dhe poetja Rita Petro ka treguar ditën e sotme se si ka ndikuar mungesa...

G Bani tregon momentin kur humbi shikimin nga syri i majtë..

Arban Përlala, i njohur nga të gjithë me emrin e artit G Bani ishte i ftuari i parë në emisionin S’e luan Topi. Ai ka...

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.