Televizioni i ri që po hyn fuqishëm në tregun mediatik shqiptar. 5 gazetarë braktisin ‘Top Channel’

974
0

Televizioni ‘A2’ po përgatitet të hyjë fuqishëm në tregun mediatik shqiptar. Partner ekskluziv në Shqipëri për gjigantin amerikan ‘CNN’, pjesë e ‘A2’ mësohet se janë bërë një numër i madh gazetarësh me eksperiencë në vendin tonë.

Politiko.al raporton se janë të paktën pesë gazetarë që kanë braktisur së fundmi ‘Top Channel’ për t’u bashkuar me këtë televizion të ri. Genta Popa, Juli Krisafi, Elert Yzeri, Endri Xhafo dhe Denisa Pasholli do t’i shohim së shpejti në ekranin e A2.

Gazetarja Anduena Llabani është larguar nga RTSH për të kaluar te A2, gjithashtu edhe moderatorja Viola Spiro, e cila gjatë kampionatit botëror drejtoi një prej emisioneve sportive në televizionin publik.

A2 është televizioni i ri informativ në Shqipëri, me pronar biznesmenin Bashkim Ulaj. Transmetimi pritet të fillojë rreth muajit shtator të këtij viti.