Tea e lidhur me Beartin, reagon Arjan Konomi: Dua të them një gjë shumë te rëndësishme..

991
0

Lidhja e Teas me Beartin, në një kohë kur ajo doli nga programi e përputhur me Andin, ka bërë bujë të madhe në rrjet. Rreth kësaj historie janë bërë mijëra komente, ndërsa së fundmi ka reaguar dhe opinionisti Arjan Konomi.

Ai ka publikuar një video-mesazh në profilin e tij të Instagramit, me mbishkrimin “E vërteta ime”. Konomi shprehet se nuk ka qenë aspak në dijeni të ksaj historie dhe është po aq i shokuar sa publiku.

“Ajo që ndjej, fillimisht si detyrë për veten time dhe për ndershmërinë time dhe për atë që jam unë, është një gjë shumë e rëndësishme që dua të them. Unë nuk kam pasur absolutisht as dijeninë më të vogël, as dyshimin minimal që mund të ekzistonte kjo e vërtetë, që ju keni marrë vesh këto ditë. Nëse kam pasur dyshime, kanë qenë dyshime për pëlqime, në momente të caktuara që tani i takojnë 3-4 muaj më parë. Por përveç atyre dyshimeve për pëlqim dhe një tërheqje reciproke, kam qenë totalisht në mungesë të plotë të çdo dijenie deri në momentin që do ishte Prime, kur Tea dhe Andi do largoheshin nga ai emision. Këtë e them me ndershmërinë më të madhe në radhë të parë tek ata që kanë besuar tek fjala ime dhe personi im”, është shprehur opinionisti, ndërkohë që në fund të videos është përlotur.