Të tre ishin në të 20-tat, kush janë viktimat e aksidentit tragjik në Tiranë (EMRAT)

173
0

Zbulohen emrat e viktimave të aksidentit të djeshëm në Tiranë, ku humbën jetë tre persona, mes të cilëve dy vajza:

Klevis Ruçaj, 20 vjeç, shoferii Audit, banues në Fier dhe dy pasagjeret

Erisilda Abedini, 22 vjeçe,  banuese në Tiranë.

Sikela Përroj, 23 vjeçe, banuese në Tiranë.

Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në unazën lindore të Tiranës pasditen e së enjtes. Përveç tre viktimave, nga ky aksident mbetën edhe tre të tjerë të plagosur rëndë, të cilët kanë përfunduar në spital ku po marrin kujdes shëndetësor.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se automjeti tip “Audi” me drejtues 20-vjeçarin, Klevis Ruçaj ka qenë duke udhëtuar në unazën lindore me drejtim lëvizjeje nga Farka për tek rreth rrotullimi pranë TEG-ut.

Dhe, pasi ka humbur kontrollin, duke thyer barrierat rrethuese te mbikalimit, ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan, duke aksidentuar automjetin tjetër tip “Hyndai”, me drejtues Qemal Kurtin, rreth 60 vjeç.

Ndërsa, si pasojë e aksidentit humbën jetën dy vajza, të cilat ishin pasagjere ne automjetin “Audi”.

Sipas informacioneve nga Spitali i Traumës, drejtuesi i mjetit tjetër, Qemal Kurti dhe pasagjerët OK, 24 vjeç, dhe A.K 51 vjeç, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.