Skip to content

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, 38-vjeçari plagos komshiun

    Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në zonën e Alliasit në kryeqytet.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:50, ku gjatë një konflikti për motive të dobta, 38-vjeçari Korado Teodori ka plagosur me armë zjarri në këmbë fqinjin e tij, Sandrino Baci, 31 vjeç.

    Aktualisht 31-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

    Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.