Disa të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së Liqenit Artificial.
Sipas asaj që raporton gazetarja e Top Channel, Kleida Muka, ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, teksa njëri prej tyre ka qëlluar në ajër.
Deri më tani nuk ka informacion për persona të plagosur.
Policia e Tiranës ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku po kryen verifikimet për identifikimin e personave të përfshirë në këtë konflikt.