Shqiperia po zbrazet, sociologu ngre alarmin: Eshtë cështje serioze! Po shndërrohemi në një shoqëri me flokë të bardhë

140
0

Statistikat demografike të Shqipërisë po bëhen gjithmonë e me shqetësuese, me një rekord negativ regjistrimesh nëpër shkollat e vendit, ndërkohë me mbi 10 mijë aplikantë në ato jashtë shtetit, pa përfshirë lajmet ku vetëm ditën e sotme 700 shqiptarë kanë mbërritur ilegalisht në brigjet e Britanisë së Madhe. Sipas sociologut Gëzim Tushi, situata në vendin tonë nuk duhet bërë me analiza sipërfaqësore dhe as të politizuara.