“Te qetësojmë ujërat në Greqi e Shqipëri”, flet ‘si burrat’ kunati i Kaçifas: Bëri budallallëk, mos e…

620
0

Ende është e vështirë për nënën e Kostantinos Kaçifas, 35-vjeçarit nga Bularati, i cili mbeti i vr.arë dje në Bularat të Gjirokastrës pas shkëmbimit të zjarrit me Policinë, me tragjedinë që i ka ndodhur.

“Ike në vitet më të bukura trimi im, shpirti im. Nuk do të të shoh më zemra ime. Akoma nuk e besoj. Nuk e duroj dot dhimbjen”, vajtonte ajo dje në njërën nga dhomat e shtëpisë, ku gjithë ditën pati dhjetëra ngushëllime. Familjarë, të afërm dhe banorë të fshatit janë mbledhur të gjithë që në orët e para të mëngjesit në shtëpinë e familjes Kaçifas, për t’iu gjendur pranë prindërve dhe motrave.

Këto të fundit jetojnë prej vitesh në Athinë, por kanë mbërritur gjatë natës për t’u qëndruar pranë prindërve dhe për t’i dhënë lamtumirën vëllait të tyre. Nëna dhe as motrat nuk pranuan dje të flisnin për mediat, duke iu kërkuar të qëndronin larg shtëpisë së tyre. Një prej kunetërve të 35-vjeçarit të vrarë, ndërsa arsyetonte me gazetarët se përse nuk pranoheshin brenda ambienteve të shtëpisë, theksoi se veprimi i Konstantinos ishte i pamenduar dhe kërkoi që ngjarja të mos politizohet.

Renea ne bularat

“Mediat shqiptare e greke japin informacione të pavërteta. Djali bëri një budallallëk dhe një ngjarje e tillë nuk ka pse të politizohet. Po përpiqemi të qetësojmë ujërat si në Greqi dhe në Shqipëri. Ka të çmendur nga të dyja palët, kështu që mos t’u japim shkas ekstremistëve. Jemi fqinj dhe gjërat nuk duhet të keqinterpretohen”, u shpreh ai.

Dje situata në Bularat ishte disi më e qetë se e një dite më parë, ku i riu nga ky fshat u vra nga forcat RENEA. Forcat speciale e qëlluan për vdekje 35- vjeçarin, pasi ky i fundit ishte i armatosur dhe qëlloi ndaj tyre në momentin që u rrethua për ta arrestuar. Më herët, ai kishte qëlluar edhe ndaj Policisë së Gjirokastrës, e cila kërkoi përforcime nga Tirana.

“Ishte djalë shumë i mirë. Nuk ka shkaktuar asnjëherë probleme. Ai kujdesej gjithmonë për organizimin e festës, ndihmoi në vënien e flamujve, vizatoi këtu në mur flamurin dhe emrin e fshatit. Dje (ditën e ngjarjes) iku e më pas erdhi më armë. Ishte i sëmurë, apo jo? Nuk di ta them. Ai sigurisht që nuk bëri mirë që mori armë. Por as Policia nuk bëri mirë që e v.rau. Nuk e dimë si ka ndodhur.

Ai qëllonte vazhdimisht. Unë me gruan ishim brenda në shtëpi, dolëm kur dëgjuam të shtënat. Ai duhej të dorëzohej. Por të mos vri.tej djali”, shprehet një banor. B.M.