Te martohesh me një japonez, Mirilda tregon kulturën Japoneze: Kur shkova per here te pare..

Të martohesh dhe të jetosh në shtëpinë e burrit të ndryshon stilin e jetës. Por, kur të duhet të lëvizësh drejt një kontinenti tjetër, ku çdo traditë është ndryshe, përshtatja bëhet akoma më e vështirë.

E ftuar në emisionin “Ditë e Re” për të diskutuar rreth veçorive të kulturës Japoneze, ishte gazetarja Mirilda Tili, e cila është martuar me një japonez.

Ajo rrëfen historinë e njohjes me bashkëshortin japonez dhe thotë: “Jemi njohur në Kore me bashkëshortin tim. Ka qenë një fejesë pesë vjeçare. Kemi bërë dasmë në Shqipëri, pastaj kemi bërë dasmë në Austri dhe pastaj në Kore. Kemi bërë 3 dasma.”

Ajo thotë se në shtëpi ajo i flet shqip fëmijeve, ndërsa bashkëshorti  japonisht dhe të dy me burrin japonez flasin anglisht.

Gjithashtu ajo tregon herën e parë që është prezantuar me motrën e bashkëshortit japonez: “Për herë të parë shkojmë me vajzën në Japoni dhe unë duhet të takoja kunatën, motrën e bashkëshortit. Në mentalitetin shqiptar motra çmendet për vëllanë. Kur dalim nga treni prisja që motra të takonte vëllanë, meqë kishin kohë pa u takuar. E dija që nuk takoheshin, por jo në këto nivele. Motra nuk e takoi vëllanë.

Sigurisht që jo, nuk i dha as dorën. Ata e shprehin dashurinë me vepra, jo me prekje fizike. Gjithashtu niset me vrap Juna (vajza e Mirildës) dhe takon kushërirën 5 vjeçare, e përqafon dhe fëmija ngrin. Nuk kuptonte se çfarë po i ndodhte. Aty kuptova se japonezët të prekurit e kanë vërtetë të shenjtë. Një dedikim apo një dhuratë e japoneze ka vlera të jashtëzakonshme”

Mirilda me bashkëshortin Hiro, siç e thërrasin shkurt jetojnë momentalisht në Shqipëri bashkë me vajzën e tyre Juna dhe djalin, por kanë ne plan të zhvendosen pas disa vitesh në Japoni.

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.