Të kthyer nga Gjermania, dy korçarët bëjnë në lagje atë që bashkia se ka bërë për vite

851
0

Cilat janë objektivat tuaja për vitin 2018-të? Mbjellja e një peme nuk është ide e keqe, jo për show, por të ardhmen.

Dy djem nga Korça të kthyer nga Gjermania kanë marrë iniciativë që në lagjen e turë të mbillnin pemë, pasi gjelbërimi aty duket i mangët.

Por cili është mesazhi i tyre?!

Njëri nga djemtë, Aldo, ka shkruar

Përshëndetje Doja që të gjithë së bashku të kontribuonim për vendin tonë. Duke parë që në vendin tonë pemët janë në zhdukje do ju lutesha që të gjithëve të linin pa blerë qoftë një ditë një paketë cigaresh dhe të blinin një fidan e të mbillnin pemën e tyre. Unë dhe Juli një shoku im i rikthyer nga Gjermania morëm iniciativën për t’i shtuar lagjes sonë dy pemë, një qershi e një dardhë.

Do ju lutesha njerëzve që të gjithë se bashku të merrnin kurajën e t’i shtojmë vendit ku jetojmë më shumë gjelbërim. Shpresoj që pas kësaj do doja që shumë njerëz të reflektojnë dhe të marrin hapin që morëm ne. Mos të shpresojmë vetëm tek qeveritarët për ta ndryshuar këtë vend, ne mund t’ja dalim vetë, shtojini vendit ku banoni një pemë!”
Juli dhe Aldo kanë shumë të drejtë në atë që thonë dhe kanë marrë si iniciativë, por kanë harruar se shqiptarët kanë kohë që nuk blejnë paketa, mbahemi me cigare të hapura… joq.al