1.5 C
Tirana

Të gjithë po mësojnë gjermanisht, radhë pritjeje për kurse. 100 fishohet numri i kursantëve..

Date:

Share:

“Goethe Zentrum” ka një fluks të madh njerëzish që mësojnë gjermanisht për arsye emigrimi. Madje, prej muajsh ka një listë pritjeje prej dhjetëra vetësh. Aktualisht, në këtë qendër mësojnë 600 persona. Qendra nisi me 50 kursantë, ndërsa tani numërohen 5.000 në një vit, pra 100-fishim i numrit.

Anida dhe Eraldo janë burrë e grua dhe po mësojnë gjermanisht intensivisht.

“Unë kam mbaruar studimet në Itali dhe u ktheva me idenë se do të mund ta përballoja jetën, por nuk besoj se do të bëhet ndonjëherë. Përderisa jam martuar, jam bërë me fëmijë, po shoh që gjërat po vështirësohen, të ardhurat mbeten po të njëjtat, ndërsa shpenzimet po rriten. Te fëmijët nuk mund të duroj dot”, tha Anida Meshini.

Eraldo është administrator për Shqipërinë i një kompanie ndërkombëtare.

“Ne nuk jemi emigrantë ekonomikë, por emigrantë politikë. Është politika, ajo që po i përzë shqiptarët, ata nuk po ikin. Kur flas për politikë nuk e kam fjalën për ngjyrime partiake. Ne kemi një qeveri me bazë të gjerë që kanë marrë një nismë për përzënien e të gjithë shqiptarëve, sidomos ata të shtresës së mesme. Këtë e bëjnë për ta pasur më të lehtë qeverisjen e vendit”, tha Eraldo Meshini.

Amarilda ka studiuar 6 vite mjekësi të përgjithshme, por do të shkojë në Gjermani me të fejuarin, inxhinier elektronik.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Rama fton turistët të vizitojnë Shqipërinë në gjuhë të ndryshme nëpërmjet Inteligjencës Artificiale (Video)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit. Ndërkohë ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke...

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.