Të blesh apartament? Qytetari: “Më lirë në Romë se në Tiranë

142
0

“Të vështirë, me punë të pastër nuk e ble dot.”

Ky reagim vjen pas rritjes së vlerës të shtëpive në treg.

Nëse i referohemi statistikave në zonën e Yzberishtit në vitin 2018 vlera e një apartamenti për metë katror ishte 450-600 euro, ndërkohë aktualisht vlera e saj ka arritur në mbi 700 euro për metër katror.

Nëse flasim për zonën e Unazës së re, çmimet kanë shkuar nga 700-850 euro në vitin 2018, tani  një apartament atje ka vlerën mbi 1000 euro për metër katror.

Nëse flasim për qendrën vlera e një apartamenti kap vlerën 2800-3500 euro për metër katror.

Dritan Ballgjini, ekspert i fushës flet për arsyet kryesore që kanë pasur këtë rritje.

Kostot e fshehura, kostot e lejeve, kostot e pronarëve të truallit, kostot e taksave vendore vazhdojnë gjithmonë duke u rritur. Kështu që në këtë situatë unë mendoj që nuk do kemi stopim,” tha eksperti.

Në kushtet kur këto çmime vijnë në trajektore rritëse, janë vetëm kategori të caktuara, qe mund të bëjnë blerje të tilla qoftë duke marre edhe kredi të buta.

“Unë mendoj që paga minimale do jetojë me qira, paga e konsoliduar dhe paga mesatare do fillojë përsëri të kërkojë një strehë të vetme. Shumica e klientëve tanë janë klientë që marrin kredi,” thotë Ballgjini.

Edhe qytetarët e pranojnë faktin se pagat në Shqipëri e bëjnë të vështirë blerjen e një shtëpie, sidomos për familjet e reja.

“Më lirë është në Romë, se sa këtu në Tiranë.”

“Shumë e vështirë se nuk ka të ardhura.”

“S’ka mundësi, të rinjtë njëherë s’kanë mundësi.”

Shtrenjtimi vjen në kohën kur oferta për apartamente është rritur ndjeshëm ndërsa pagat kanë mbetur të pandryshuara. Shpesh në raportet ndërkombëtare është nënvizuar se në sektorin e ndërtimeve po pastrohen paratë por deri tani nuk ka asnjë hetim nga drejtësia shqiptare.